PRONONCIMI I PLOTË I KREUT TE PD-së, SALI BERISHA JASHTË SALLËS SË PARLAMENTIT
Një thirrje vëllazërore për të gjithë shqiptarë e Luginës së Preshevës, Bujanovcit, Medvegjës, dhe të gjithë shqiptarëve në Serbi, të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë që po bën kjo republikë, një regjistrim problematik dhe ka bërë gjithçka Vuçiç me politikat që ka ndjekur të zvogëlojë artificialisht popullatën shqiptare në trevat e veta mijëvjeçare në Luginën e Preshevës.
Format e përdorura nga serbo-madhi Vuçiç për të ç’regjistruar banorët e këtyre komunave nga trojet e tyre shekullore janë unikë në botë. Njëra prej të cilave, mjafton që portieri të trokasë në derë dhe të mos e hapë kush, ajo familje ç’regjistrohej. Edhe dhjetëra forma të tjera. Kjo idiosinkrasi që ultranacionalistët serbë dëshmojnë ndaj shqiptarëve, ky racizëm primitiv duhet të marrë vetëm një përgjigje; regjistrimin masiv të të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, në Serbi apo në Europë e SHBA, pranë vatrave të tyre familjare si banorë të fshatrave të Luginës së Preshevës. Aty ata kanë qenë në shekuj dhe aty do të jenë, duke rezistuar natyrisht programeve të egra shpopulluese të serbomadhisë.
Edhe njëherë thirrja ime është të regjistrohet çdo shqiptar, me origjinë, ose i lindur në komunat e Luginës së Preshevës, kudo që ndodhen.
Pyetje: Edi Rama konfirmoi Veliajn si kandidat në Bashkinë e Tiranës, po opozita kur do e nxjerrë emrin e saj, mos është pak vonë?
Berisha: A mund të ju pyes pak, kush e rikonfirmoi shokun, Veliaj, Ramën apo Rama, Veliajn. Ky është problemi tani, nuk po merret vesh se cili do e rikonfirmojnë.
Ju e shikoni tani që Rama është në dy hetime ndërkombëtare dhe kjo është e vërteta, kjo është absolutisht e vërteta. Njëri nuk di për fatin e tij, tjetri është në vazhdim e sipër. Di që në këtë mes, unë nuk besoj atë që thatë ju, që Rama konfirmoi Veliajn.
Pyetje: Ju po thoni se Veliaj po bën presion te kryeministri?
Berisha: Veliaj, jo presion, por siç e shifni, e vërteta është që mbetet Rama të konfirmohet nga Veliaj. Le të kthehemi pak te beteja që nisi. Promovoi Ballukun si zgjedhjen e tij. Ballukun e degdisi në Dibër, Veliaj. Nuk ishte Rama që e çoi. Rama e solli për Tiranën, Ballukun.
Nisi betejën me kullat, Veliaj i tha vazhdo se katet janë të tuat dhe unë do i nxjerr. Se te kullat Rama ka fjalën finale dhe u garantoj ju se, ajo ç’ka në pamje të parë e konsideruat në një betejë kundër Veliajt, Veliaj e kthej në një betejë kundër Ramës. Pra mund të ju them se balancat janë spostuar në favor të një njeriu që është në kohëra, fatkeqësia më e madhe e qytetit të Tiranës.
Pyetje: Po opozita nuk është pak vonë me zgjedhjen e kandidatit?
Berisha: Opozita nuk i emëron siç i emëron Edi Rama, por do ti zgjedhë nga qytetarët. Ne miratuam në një mbledhje dy ditë më parë procedurën e përzgjedhjes së kandidateve nëpërmjet primareve, qytetarëve. Shënuam një hap jashtëzakonisht të madh përpara, duke njohur të drejtën e simpatizantëve për të votuar për kandidatin që duan. Pra sjellim në këto zgjedhje një risi thelbësore në interesin më të mirë të qytetarëve dhe demokracisë.
Ne nuk ka i cakton as droga, as partia shtet, as krimi. Ne kandidatët na i caktojnë qytetarët. Ne po vazhdojmë konsultimet me aleatët, të përcaktojmë këto 2-3 ditë format e daljes. Ka mendime për të dalë me kandidatë të përbashkët dhe unë e mbështes këtë mendim. Por ne jemi të hapur me aleatët tanë të gjejmë format më të përshtatshme të një gare të suksesshme.
Pyetje: Z. Berisha, cilët janë këta aleatët përveç Ilir Metës dhe Partisë së Lirisë?
Berisha: Janë i gjithë spektri politik i djathtë. Do të negociohet. Janë parti parlamentare dhe jo parlamentare.
Pyetje: Keni një koment për disa takime që ka nisur Lulzim Basha me disa anëtarë të PD-së?
Berisha: I vetmi koment që kam unë për Lulzim Bashën është të bëjë transparent problemin e fondeve ruse. Kjo është shumë serioze. E them në mënyrë të vendosur. Unë nuk kam komunikuar kohët e fundit, por Komisioni i Auditit i krijuar për këtë qëllim atij do ti japë të drejtën të shpjegojë këtë aktakuzë të rëndë, por tërësisht personale, pasi është faktuar se ajo nuk ka pasur lidhje me asnjë institucion të PD, nuk ka hyrë dhe dalë nga arka e PD, asnjë qindarkë. Kjo është e sigurtë.
Unë mendoj se është e domosdoshme që ai të sqarojë këtë akuzë të përsëritur, tashme. U bë njëherë nga gazetarë të Mother Jones, por tani nuk janë gazetarë, por shërbime inteligjente të SHBA.
Pyetje: Këto takime i shikoni si të padëmshme që bëhen pak muaj para zgjedhjeve lokale?
Berisha: Nuk kam asnjë lloj impresioni. U thashë edhe njëherë, me Bashën kam vetëm këtë problem, përsa kohë ai është anëtar i PD-së dhe deputet i grupit të PD, ai duhet të bëjë transparencë dhe ky është një kusht shumë i rëndësishëm. Nuk mund të pranohet një gjë e tillë pa u sqaruar. Të gjithë presin këtë sqarim.
Pyetje: Z. Berisha, a keni një plan nëse gjykata do të vendosë kundër votimeve në PD?
Berisha: Problemi është se ne po ecim me shumë plane. Njëri është plani i protestave të fuqishme kundër Edi Ramës, dhe ky nuk është i vetmi. Plani i dytë është i primareve dhe i standardeve të reja demokratike. Plani i tretë është plani i angazhimit maksimal të shoqërisë në këtë betejë. Pra është një betejë shumë planëshe.
Pyetje: A mund të jenë të suksesshme protestat tani që kryeministri u tërhoq nga fasha 800KW?
Berisha: Fasha 800KW është shpallur para një muaj, ndërsa vjeshta e protestave është një ide e kahershme që duhet të materializohet sa më shpejt. Unë e quajta palosjen e tij nga ultimatumi i opozitës. Ajo u shtua në agjentë. Por agjenda për betejën me Ramën është më e madhe se mali i Dajtit, po ta quaj në mënyrë figurative.