Nga Shkodra, kryetari i PD, ka sulmuar kryebashkiakun e Shkodrës  Benet Beci se ka vjedhur mandatin e Bardh Spahisë.

Berisha akuzoi Becin se me ndihmën e Bajrave ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie ndaj i ka bërë thirrje të japë dorëheqjen.

“Benet Bajrevic e more me autoblindat e brajevicave mandatin e Bardh Spahiut. Ja ku është sot, krenar, ballëlartë, me një dallim me ty. Dallimi i tij është ky Benet. Bardh Spahia i qëndroi besnik qytetarëve të sojit të tij, kurse ti Benet turpërove të parë e të garantoj se s’do e gëzosh atë mandat”, u shpreh Berisha.

“Do i them këtu dy fjalë këtij Benet Brajoviçit: Benet, e more me autoblindat e Brajoviçëve mandatin e Bardh Spahiut, por ja ku është sot, ballëlartë, krenar dhe me një dallim.
Qytetarë dhe qytetare të Shkodrës, dallimi i tij është ky: Benet, Bardh Spahia u qëndroi besnikë qytetarëve të Shkodrës, i qëndroi besnik sojit të tij, të atit të tij, kurse ti Benet turpërove të parë dhe të mbrapmë dhe të garantosh që nuk do gëzosh atë mandat.
Ndaj dhe sonte mendo mirë që nesër të japësh dorëheqjen.
Se unë, Sali Berisha, do t’i them Shkodrës të gjithë të vërtetat që ti ke në shpirtin tënd të zi. Ti je një Lal Vjedhës, kopja e tij”, tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu