Kryetari i bashkise Shkoder ka zhvilluar nje takim me kryeministrin e Kosoves Albin Kurti. Ne nje kohe kur marredheniet e tij me kryeministrin Rama jane te tensionuara, duket se Beci ka gjetur rrugen per te zbutur tonet dhe diskutuar mbi projektet e perbashketa te Shkodres me komuna te Kosoves. 

Statusi i Becit:

Pata kënaqësi të veçantë të  takoja sot në zyrën e tij, Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti. Rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet qytetit të Shkodrës dhe Gjakovës dhe rifuqizimi i lidhjeve historike e kulturore ndërmjet  dy qyteteve tona, ishte në fokus të këtij takimi. Biseduam edhe për një projekt infrastrukturor rrugor, që do të lidhë Shkodrën me Gjakovën, si një  mundësi shumë e rëndësishme për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu