Etheve e zgjedhjeve te 14 Majit kane nisur e bashke me to edhe takimet elektorale, ndonese zyrtarisht fushata nuk ka filluar. Shkodra eshte nje prej bashkive te nxehta, pasi nen panikun e nje fitoreje qe nuk e arriten kurre, as kur garuan te vetem, socialistet po tentojne te perdorin cdo instrument kete here. Kandidati i tyre Benet Beci ka vendosur te mos pyese per asgje, por me urdhera te prere ai shkel ligjin duke perdorur administraten publike, kur kjo gje eshte teresisht e ndaluar. U pa ta bente ne zyren e punes, me drejtoreshen e doganave Shkoder tek bizneset, OSHEE-ne me investimet qe ajo po kryen, dhe se fundmi me universitetin “Luigj Gurakuqi”. Per kete te fundit ne sherbim i eshte vene vete rektorja Suzana Golemi e cila permes telefonatave me pedagoge te caktuar, organizoi nje takim qe Beci te bente politike brenda auditoreve te ketij institucioni te arsimit te larte. Duke u hequr si “shpetimtari” i Shkodres ai foli perpara pedagogeve per gjoja investime te medha qe do te realizoje, por nuk guxoi te permend edhe ne nje moment te vetem persekutimin 10 vjecar qe qeveria qe ai perfaqeson i ben Shkodres. As per faktin qe tani qe hiqet si njeriu i “mrekullive”, perse prej 2 vitesh deputet se tha nje gjysem fjale per Shkodren. E pardoksalja eshte qe perpara pedagogeve dhe brenda universitetit, Beci shkon deri ne ate pike sa te shprehet: “Shkodra duhet me u tregu e mecme”?! Perse deri me sot sipas Becit shkodranet kane qene te trashe? Apo zgjuarsia vjen me te? Nje deputet me sado pak ndergjegje duhet tu kerkoje falje se pari votuesve te tij qe i genjeu, qe nuk mbajti fjalen as per nje rruge qe premtoi. Sepse sot eshte e veshtire ti besoje njeri per kaq shume premtime qe po ben vetem e vetem te mund te siguroje ndonje vote. Çuditerisht ne kete fushate te nisur me nje sere shkeljesh dhe perdorim te hapur te administrates, ka heshtur OSBE, ajo qe ka ngritur nje zyre per monitorimin e veprimtarise se administrates publike. Asesi te tilla shkelje nuk duhen kaluar ne heshtje dhe aq me pak perballe forces se pushtetit qe po mundohet te tregoje mazhoranca dhe perfaqesuesit e saj! 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu