Mund te duket paradoksale por pas 2 vitesh mandat si deputet i Kuvendit te Shqiperise, Benet Beci kujtohet te flase per rrugen Thumane – Fushe Kruje. Vetem sot kur po afrojne zgjedhjet vendore te 14 Majit e rruga e ka sjelle me shpesh ne Shkoder ku pret zyrtarizimin si kandidat per bashkine, ate e kane trazuar gropat dhe pritjet e gjata ne trafik. Por cuditerisht ai ndalet ne Fushe Kruje dhe se merre guximin te flase per shtrirjen e ketij aksi deri ne Shkoder, edhe pse rendesia kombetare e nderkombetare qe ky aks ka eshte i madh shkruan newspower.al. Mbetet e vetmja lidhje ne rruge tokesore me Evropen, por qeverise ne keto 3 mandate si ka mjaftuar dhe as nuk i ka dale koha te veproje per ndryshimin e gjendjes ne te. As deputetit ne fjale jo e jo, por vetem tani qe zgjedhjet po afrohen dhe ai merr guximin te shkruaje si nje kandidat i Fushe Krujes, e jo i zgjedhur i nje prej rajoneve me te rendesishme ne vend sic eshte Shkodra raporton newspower.al. Prandaj mbetet emergjente rruga qe vijon deri ne Shkoder dhe jo arnimet asfaltike qe deputeti citon qe ne 2023 ngjajne aq qesharake per nje aks te nje rendesie te tille.
Statusi i deputetit:
Rruga nga Thumana në Fushë Krujë është një problem shumë i madh për të gjjthë udhëtarët nga i gjithë veriu për në Tiranë dhe anasjelltas. Përveç ngarkesës së madhe së përditshme, dëmtimi i shtresave dhe gropat nga mungesa e mirëmbajtjes, tani në dalje të dimrit, bëjnë që trafiku të jetë edhe më i rënduar dhe qarkullimi më i rrezikshëm nga makinat që duan tu shmangen gropave. Ndërsa puna ka filluar për segmentin e ri të autostradës nga Thumana në Kashar, është e patolerueshme mungesa e vëmendjes dhe urgjente ndërhyrja nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në rrugën ekzistuese për riveshjen e shtresave rrugore.