Ish kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia kërkoi dorëhqjen e kreut aktual të Bashkisë Benet Beci pas skandalit të korrupsionit të zbuluar rastësisht nga telefonat e sekuestruar nga SPAK. Benet Beci, si drejtues i KESH, bashkë me ish Drejtorin e Rrugëve kanë vjedhur 40% të fondit të një tenderi që KESH as duhet ta kryente. Zoti Spahia thotë se dorëheqja e Benet Becit do të ishte një ndjesë për Shkodrën, që po drejtohet tani nga krimi i organizuar. Ai i bëri thirrje SPAK-ut të mos bjerë pre e presioneve korruptive, por të hetojë edhe vilat e Benet Becit në Tiranë dhe Hamallaj, si dhe ta çojë para drejtësisë Benet Becin me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

POSTIMI I PLOTË

Benet Beci jep dorëheqjen!

Çdo ditë dëgjojmë për akte korruptive të këtij pushteti, që shpik gjithçka vetëm për të vjedhur, por një vjedhje kaq flagrante si e Benet Becit, nuk ishte parë. Vjedh 40% të fondit në një tender që jo vetëm s’kishte për detyrë ta kryente, por informacioni i kërkuar për të cilin u paguan 832 mijë euro ishte publik në internet. Gazetari Klodian Tomorri që ka bërë investigimin dhe ka gjetur dokumentat për aferën, e cila po hetohet në SPAK, tregon qartë skemën e vjedhjes.

Benet Beci, në krye të Bashkisë së Shkodrës, është produkt i krimit të organizuar dhe korrupsionit qeveritar. Shkodranët nuk i kanë për borxh askujt të drejtohen nga pengu i bandave dhe i Edi Ramës. Benet Beci është një politikan i korruptuar i cili, në fushatë, veshi lëkurën e deles, por, në të vërtetë, përfaqëson klanin më të egër të grabitqarëve me “dy klasë shkollë”.

Dorëheqja është ndjesa që Benet Beci i detyrohet Shkodrës! Ka gjithmonë një kohë për t’u bërë burrë dhe për t’i thënë “mjaft” Edi Ramës, dhe për t’i thënë “stop” krimit.

Presioni korruptiv mbi SPAK-un vetëm sa do zgjasë agoninë e tij dhe do blejë kohë për Edi Ramën, por Benet Beci nuk shpëton dot përgjithmonë! Ai është kapur në korrupsion dhe pastrim parash dhe me këtë akuzë duhet të shkojë përpara drejtësisë. Çdo gjë tjetër e amniston krimin e vjedhjes nga Benet Beci!

Vilat superluksoze të Benet Becit në Tiranë, në Hamallaj dhe kudo tjetër duhet të hetohen!

Zotërinj të SPAK-ut, ndiqni paranë! Vilat e Benetit dhe abuzimet e tij nuk janë krime intelektuale por prova reale të babëzisë së pangopshme për pasurim personal me të gjitha pushtetet. Pa bosht karakterial dhe pa dinjitet njerëzor por me një synim të vetëm: pasurimin në kurriz të qytetarëve të ndershëm e taksapagues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu