Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj me anë të një postimi në rrjetin social “facebook” ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkën.
Me pamje nga qyteti i Korçës, Begaj shkruan se kjo festë sjellë rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje të re.
“Gëzuar Pashkën për të gjithë besimtarët ortodoksë,” shkruan Begaj.
Postimi i plotë:
Gëzuar Pashkën për të gjithë besimtarët ortodoksë!
Kjo festë e shenjtë sjell rigjallërimin e jetës, gëzim e shpresë dhe shënon një nisje te re! Qoftë ajo e bekuar për të gjithë shqiptarët!
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën sot me një urim për të gjithë besimtarët Ortodoksë që festojnë sot Pashkët.
“Gëzuar Pashkët Ortodokse”, shkruan Rama në postimin e tij në “facebook” shoqëruar me një foto kishe. Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kremtuan në mesnatë ngjalljen e Krishtit në meshën e pashkëve, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë. Të krishterët në festën e pashkës kremtojnë ringjalljen e Krishtit, moment ky që simbolizon rilindjen e shpresës, forcimin e besimit tek zoti për të gjithë besimtarët, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.