Bashkimi Europian ka riaktivizuar mbështetjen për projektin rrugor Muriqan Lezhe pjese e korridorit Adriatiko-Jonian. Janë 41 km rrugë, autostradë e tipit A me shpejtësi 120 km/, me dy korsi nga të dyja krahët. Gjithashtu do të ndërtohen edhe 24 km rrugë dytësore për të lidhur rrugët rurale. Vlera totale e projektit shkon në 255 milion euro. Sipas të dhënave, BERZH parashikon të financojë një kredi të butë me 138 milionë euro, ndërsa qeveria shqiptare ka aplikuar për grante në vlere 100 milion euro. 30 milionë euro do të vijnë nga buxheti. Ne vitin 2020 BE akordoi një grant 1.6 milion euro për studimin e Vlerësimi të Ndikimit Mjedisor dhe Social një Projekti Paraprak dhe analizë për të përditësuar kosto-përfitimet. Rruga Adriatiko-Joniane është pjesë kryesore e rrjeti evropian. Ajo fillon nga Trieste në Itali dhe deri në Kalamata të Greqisë. Shqipëria parashikohet të ndërtojë vetëm 256 km rrugë, për ta lidhur me arterien kryesore Europiane të quajtur TEN-T. Pjesa të tjera të këtij korridori që përfundon në Gjirokastër janë dhënë me koncesion, ku më i fundit është Kashar-Lekaj, e më pas korridori Lekaj-Fier.