Ballina Aktualitet Bashkia Vau Dejes çel sezonin turistik veror

Bashkia Vau Dejes çel sezonin turistik veror

Bashkia Vau Dejës hapi zyrtarisht sezonin turistik veror, përmes një programi të pasur artistik.

Natyra e pasur e kësaj zone, me liqenin, bjeshkët e ku ndërthuret tradita, historia, gastronomia e pasur, e bëjnë ofertën e saj të pasur për turistët vendas e të huaj. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ministrja e shtetit Elisa Spiropali, deputeti i qarkut Agron Çela, prefektja Majlinda Angoni dhe kreu i qarkut Edmond Ndou.

Ministrja e Shtetit, njëkohësh drejtuese politike për qarkun Shkodër Elisa Spiropali, tha se kjo zonë me një bukuri të pamatë, ka nevojë për investime në infrastrukturë. Si një qark i patrajtuar ekonomikisht siç duhet për shumë vite, Shkodra duhet të marrë vemendjen e duhur shtoi ajo.

Nuk munguan garat me kajak dhe aktivitetet e tjera që zgjaten për disa orë me radhë, duke u mbyllur me ftesën për të vizituar Vau Dejësin!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks