Bashkia Shkodër ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Ne një reagim ajo thekson:

Reagimi i Bashkise Shkoder:

Asnjë tolerim, për këdo që zapton hapësirat publike në Shkodër.

Që prej muajit Korrik, Bashkia Shkodër po vijon në cdo cep të Shkodrës lirimin e hapësirave që në vite I kishin zënë frymën qytetit.

Stacione autobusësh të vjetëruar si gërmadha rrugëve të Shkodrës, trotuare të zëna nga ndërtime dhe tenda pa kriter, dhe tabela të subjekteve që nuk kishin një marrëdhënie kontaktuale me institucionin e Bashkisë Shkodër.

Puna nuk ndalet cdo ditë!

Sot është ndërhyrë në disa zona të qytetit në heqjen e tabelave dhe stacioneve të autobusëve të cilat do të shoqërohen me një sistem të ri të funksionimit të tyre duke vendosur rregull për qytetin.

Aksioni do të vijojë deri në heqjen dhe lirimin e plotë të hapësirave publike.

Bashkia Shkodër mbetet e vendosur të ndalojë çdo formë abuzimi me hapësirat publike dhe të sigurojë që ato t’u përkasin qytetarëve për një Shkodër më të rregullt, të pastër dhe me standarde europiane urbane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu