Ballina Aktualitet Bashkia Shkodër reagon për rastin e familjes Alijahaj. Pasi e procedoi, premton...

Bashkia Shkodër reagon për rastin e familjes Alijahaj. Pasi e procedoi, premton lehtësi proceduriale

Në lidhje me lajmin e publikuar sot nga mediat mbi rastin e familjes Alijahaj në fshatin Trush, Njësia Administrative Bërdicë, sqarojmë opinionin publik se:
Institucionet ligjzbatuese janë të angazhuara në zbatimin e ligjit në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, duke monitoruar situatën e ndërtimeve që kryhen në mënyrë të parregullt.
Rasti i kësaj familjeje ka një specifikë të veçantë ka një karakter më tepër social sesa ligjor, megjithatë, zbatimi i ligjit është i njëjtë dhe i barabartë për të gjithë qytetarët.
Duke qenë gjithmonë pranë banorëve, dhe me qëllimin për të mbështetur këtë familje në mënyrën më të përshtatshme, Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me institucionet e tjera ligjzbatuese, po punon për të krijuar çdo lehtësi të mundshme proceduriale për familjen Alijahaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks