Prej orëve të para të mengjesit një pjesë e qëndrës së Shkodrës është pa energji elektrike. Dhuratë kjo nga bashkia Shkodër dhe punimet “telenovelë” që po kryen në rrugën “Don Bosko”, e cila më shumë ka patur reklamime në facebook nga kryebashkiaku Beci se po rikonstruktohet, sesa ditë pune dhe punëtorë në terren. Fadromat kanë dëmtuar kabllon e energjisë elektrike duke lënë pa drita jo vetëm abonentët familjarë por edhe disa prej institucioneve kryesore të Shkodrës. Nuk është hera e parë që punimet kuturu pa një plan dëmtojnë rrjetin elektrik apo atë të ujësjellësit. Sikur të mos mjaftonte kjo, dëmtimi i tyre mund të rezultojë fatal për punonjësit që një kontakt me rrymën, mund tu kushtoje jetën. E raste të tilla po bëhen të shpeshta, sa herë hapet një kantier. OSHEE e kontaktuar nga neëspoëer, thotë se po punon për gjetjet e defektit dhe riparimin e tij.