Bashkia Shkoder me ne fund eshte zgjuar nga gjumi duke u kujtuar per rrugen tek Dom Bosko, fare pak metra larg saj dhe ku jane te pozicionuara institucione te shumta shteterore e arsimore, publike e private. Ajo do te nderhyje ne riparimin e trotuareve te rruges nder me te amortizuarat ne qytet.
NJOFTIM
Bashkia Shkodër informon qytetarët se nesër, datë 01 korrik 2025, në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve, do të nisë puna për riparimin e trotuarit dhe sistemit të kanalizimeve të ujërave të shiut në rrugën “Don Bosko”.
🚫 Parkimi i mjeteve në të dy anët e kësaj rruge do të jetë i ndaluar për gjithë ditën e nesërme, për të mundësuar zhvillimin normal të punimeve.
⚠️ Qarkullimi i automjeteve do të vazhdojë, por parkimi do të jetë i bllokuar përkohësisht.
📍Policia Bashkiake do të jetë në terren për të marrë masat përkatëse dhe për të garantuar mbarëvajtjen e punës.
Faleminderit për mirëkuptimin!