Presidenti i Vllaznise Alban Xhaferri ka reaguar me nota te ashpra pas vendimit te bashkise Shkoder per leshimin e stadiumit “Loro Borici” per te zhvilluar koncerte. Ne reagimin e tij ai shprehet se Vllaznia rrezikon kupat e Europes.
“Stadiumi është i licensuar për kupat e Europës, ku një ndër kriteret ka qënë edhe sqarimi i UEFA-s për këtë qëllim. Me eventet kulturore të bashkisë, ne rrezikojmë zhvillimin e ndeshjes. Vllaznia është më e vjetër se bashkia. Ne kemi marrëveshje përdorimi me bashkinë dhe mundohemi ta respektojmë. Kjo është shtëpia e të gjithë shkodranëve. Kjo është pjesë e injorancës, sepse nuk e dijnë vlerën e Vllaznisë. Nëse duan ta bëjnë stadiumin tallava, une do të nxjerr edhe shkresat e FSHF. Kanë marrë shembull stadiumin Air Albania, por ai është me bar sintetik, ky është me bar natyral. Nëse duam ta kalojmë në nivele të tjera, le ta sqarojnë. Nuk kemi patur asnjë njoftim apo konsultim. Kishim planifikuar ndeshje me Decicin me datë 21, tani do luajmë atje. Jam i surprizuar për këtë gjë. Ditën që është koncerti ne kemi ndeshje miqësore. Nëse bëhen koncerte në stadium,nuk do të luhen ndeshjet europiane të Vllaznisë këtu. Kjo eshte e paprecedent”./newspower.al