Moti i keq iku, por jo vështirësitë për ata që përdorin rrugët për të lëvizur. Tv klan raporton se Bashkia e Kurbinit nuk ka pastruar rrugën e Kishës së Shna Ndout.

Për këtë arsye, besimtarët kanë mbetur të bllokuar, pasi rruga nuk është pastruar nga bora për të qenë lehtësisht të kalueshme.

Pamjet e siguruara tregojnë problematikën dhe faktin që vendorët e Kurbinit nuk kanë arritur ende të shohin të nevojshme ndërhyrjen që lejon besimtarët të kryejnë pelegrinazhin e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu