Grupi i Enkeled Alibeaj dorëzoi sot kërkesën për regjistrim të PD-së në zgjedhje, por në një dokument të siguruar nga Ora News shihej se Basha ishte ende kryetar i saj.

Për këtë, kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi se të Alibeaj dhe Basha janë të dy pengje të Edi Ramës dhe si të tillë zbatojnë vetëm urdhërat e tij.

Megjithatë, tha ai, PD-ja është një dhe e vetme, ajo e anëtarësisë.

“Pengjet janë pengje. Zbatojnë vetëm urdhra të pengmarrësit. Nuk ekziston fraksioni. Ekziston fraksioni i pengjeve të Edi Ramës, që përbëhet nga dy persona: Lul Brava dhe AliBasha.

PD është një dhe vetëm një, është ajo e anëtarësisë, është ajo që ka mbështetjen masive te qytetarët shqiptarët, është ajo që ka vendimin e gjykatës së faktit për regjistrimin dhe nuk mund të goditet me asnjë mjet tjetër.

Do jenë të mjerë ata që do vazhdojnë si donkishotër betejën me ketë forcë që ka për frymëzim lirinë,” tha Berisha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu