Frika dhe paniku i ndëshkimit që Shkodra dhe Shqipëria do t’i japë me votë Edi Ramës dhe klikës së tij, nuk fshihet më. Përballë këtij fundi të hidhur, ata po shfrytëzojnë çdo mjet për të intimiduar dhe kërcënuar administratën publike, në shkelje të hapur të ligjit. Njeriu që pushtetin e ka dhuratë nga bandat kriminale, të dielën ka parashikuar të zhvillojë një takim në qytetin e Shkodrës, pikërisht në sheshin përballë institucionit që e grabiti me banda dhe para të pista, për të ulur në atë karrige, kukullën e tij Benet Beci. E ky i fundit për ta vijuar deri në fund shërbimin ndaj shefit të tij, ka nisur presionet dhe kërcënimet ndaj administratës së Bashkisë Shkodër, që të gjithë të lënë pushimin e së dielës dhe me detyrim të jenë në shesh, në një aktivitet politik të PS. Kjo është një shkelje flagrante e të drejtave të punonjësve dhe një përdorim i turpshëm i administratës për qëllime politike! A ka më shumë cinizëm se të detyrosh njerëzit të lënë pas pushimin e tyre dhe të marrin pjesë në aktivitete propagandistike të një qeverie që ka dështuar në çdo fushë? Ky është një veprim i pastër presioni që shkatërron besimin tek institucionet dhe shkel të drejtat themelore të qytetarëve. Si opozitë, nuk do të heshtim për asnjë moment përballë këtyre abuzimeve dhe gjej rastin t’i bëj thirrje SPAK dhe organeve të tjera ligjzbatuese të veprojnë, pasi po shkelet haptazi ligji nga Benet Beci, Edi Rama dhe vartësit e tyre. Shkodra nuk e ka pranuar kurrë dhe nuk do ta pranojë nënshtrimin, prandaj në 11 Maj do të ndëshkojnë me votë këtë model pengmarrje të pushtetit!

#voto1
#partiademokratike
#aleancapershqiperinemadheshtore
#votobardhspahia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu