Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u ka bërë thirrje demokratëve që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar më 20 shkurt.
Në mesazhin e tij, Spahia shprehet se ka qenë mes demokratëve të Postribës, të cilët i cilëson si “qëndrestarë të vërtetë”, duke theksuar mbështetjen dhe mobilizimin e tyre për protestën e së premtes.
Ai apelon për pjesëmarrje masive në tubimin e 20 shkurtit, duke theksuar se qëllimi është largimi i asaj që ai e quan “qeveria e krimit dhe korrupsionit”.
Postimi i deputetit vjen në kuadër të organizimit të protestës së radhës nga opozita, ndërsa pritet të shihet reagimi dhe pjesëmarrja e mbështetësve në këtë tubim.






