Anëtari i kryesisë së PD, Bardh Spahia, zhvilloi në Shkodër takime me të rinj me qëllim angazhimin e tyre në fushatën elektorale dhe shndërrimit të tyre në një faktor për fitoren e PD në zgjedhje. Gjatë takimit me të rinjtë, u vu në dukje
roli i pazëvendësueshëm i rinisë në ndryshimet demokratike. Zoti Spahia i vlerësoi të rinjtë si zërin që sfidon status quo-në dhe forcën që shtyn përpara ndryshimet e mëdha.
“Me energjinë, idealizmin dhe guximin e tyre, të rinjtë angazhohen në zhvillimet e shoqërisë dhe kërkojnë llogaridhënie nga liderët e tyre. Në një shoqëri demokratike, të rinjtë janë jo vetëm përfituesit e ndryshimit, por edhe arkitektët e tij më të përkushtuar.”- u shpreh Bardh Spahia. Në takimin me të rinjtë u theksua edhe rëndësia e angazhimit të tyre për të sensibilizuar të afërmit dhe të njohurit në emigramcion që të rregjistrohen si votues dhe, përmes votës, të mbështesin rikthimin në qeverisje të Partisë Demokratike.