Screenshot

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, denoncon dështimin dhe mashtrimin e qeverisjes lokale në Shkodër, ku një rrebesh shiu mjaftoi për të zbuluar të vërtetën e hidhur pas propagandës trevjeçare. Përmbytjet e sotme janë pasojë e drejtpërdrejtë e një modeli fasadë, të korruptuar dhe të shkëputur nga nevojat reale të qytetarëve thekson deputeti Spahia.

Reagimi i plotë: 

SHIU I GRISI MASKËN. SHKODRA NËN UJË, BASHKIA NËN TURP! 

​Sot natyra rrëzoi me një të rënë shiu propagandën bajate që po na serviret prej 3 vitesh! Uji që ka pushtuar rrugët është pasqyra e vërtetë e “Rilindjes” suaj false.

​Prej tre vitesh, Shkodra po gërryhet nga një model i shpifur, një fasadë “alla Open Society”, të tipit Erion Veliaj që është asgjë më shumë se një ANTI-VLERË. 

Një model që lyen fasada për Instagram, ndërkohë që qyteti rrënohet nga brenda. 

Ju keni investuar vetëm në dukje, në shfaqje boshe, në tallava që nuk kanë asgjë të përbashkët me Shkodrën duke harruar nevojat thelbësore, duke vjedhur fondet dhe duke lënë kolektorët të bllokohen nga llumi i korrupsionit tuaj. 

Ku shkuan paratë e taksapaguesve që u harxhuan për kolektorin e “famshëm” që u hap e u mbyll 2-3 herë e që do zgjidhte përfundimisht problemin e përmbytjes së rrugëve të qytetit? Apo ishte një shërbim që u bë në funksion të ndërtimit të kullës shumë katëshe..? 

Të paaftë dhe mashtruesa të turpshëm!

​Kjo që shohim sot është rezultati i një politike që jeton vetëm për të hedhur hi syve dhe për të vjedhur fonde publike.

​Mjaft me fasada që fshehin hajdutërinë!

Mjaft me modele të importuara e të imponuara që nuk kanë lidhje me shpirtin e Shkodrës.

Shkodra duhet t’u kthehet qytetarëve, jo të mbytet në ujërat e një pushteti mashtrues.

​REAGO! PROTESTO!

​#ShkodraReagon #StopFasades

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu