Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka akuzuar kryeministrin Rama për përfshirje të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e zyrtarëve të korruptuar dhe për bllokimin e drejtësisë, duke kërkuar dorëheqjen e tij të menjëhershme.
Sipas Spahisë, Rama është kapur për të disatën herë duke mbrojtur persona të përfshirë në afera korruptive, të cilët janë shumë pranë kryeministrit. Ai ka theksuar se tentativa për të përdorur Gjykatën Kushtetuese për të mbrojtur Belinda Ballukun, të cilën e cilëson si krahun e djathtë të Ramës në vjedhje, është një provë e qartë e zhytjes së kryeministrit në korrupsion.
Spahia kërkoi krijimin e një qeverie teknike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira, duke theksuar se vetëm kështu shqiptarët mund të çlirohen nga ajo që e cilësoi si kthetrat e krimit në shtet.






