Kandidati për deputet i Partisë Demokratike dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, z. Bardh Spahia, ka ndarë një mesazh drejtuar qytetarëve të Qarkut Shkodër, ku shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe besimin në kauzën e përbashkët për ndryshim.
Nëpërmjet një statusi të publikuar në rrjetet sociale, z. Spahia thekson se qytetarët e Pukës, Fushë-Arrëzit dhe të gjithë qarkut kanë bërë tashmë zgjedhjen e tyre për të mbështetur zhvillimin dhe të ardhmen, përballë një realiteti që, sipas tij, prej 12 vitesh ka gjunjëzuar vendin.
Statusi plote:
Puka, Fushë – Arrëzi dhe i gjithë Qarku i Shkodrës e kanë bërë zgjedhjen e tyre. Në 11 Maj vota për PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore, është votë për të ardhmen dhe zhvillimin, si dhe kundër të keqes që prej 12 vitesh ka gjunjëzuar vendin tonë. Mirënjohje për mbështetjen që rritet ditë pas dite nga bashkëqytetarët tanë✌️
#voto1
#partiademokratike
#aleancapershqiperinemadheshtore
#votobardhspahia