Nga Velipoja kandidati i koalicionit “Bashke Fitojme” Bardh Spahia gjate takimeve me banoret prezantoi pikat e programit te tij per kete zone ku jane parashikur nje seri investimesh.
Velipoja do të jetë një pikë e fortë e zhvillimit të turizmit në Bashkinë Shkodër dhe një promotore e zhvillimit ekonomik. Programi që kemi ndërtuar për 4 vitet në vazhdim i jep kësaj perle të Adriatikut vemendjen e duhur për ta kthyer në qendrën më të rëndësishme rajonale.
🔹Një terminal i ri autobusësh
🔹Tregu sezonal për fermerët
🔹Terrene sportive
🔹Rritje e cilësisë së shërbimeve të dedikuara për një turizëm cilësor
🔹 Rikualifikim i shesheve publike dhe përmirësim i infrastrukturës rrugore
🔹Shtim i frekuencave të pastrimit dhe ndriçim publik me sistemin LED
🔹Mirëmenaxhim i sipërfaqeve të plazhit dhe shezlonëve
Velipoja do të ketë investime në sistemin vaditës dhe kullues që i shërbejnë zhvillimit të bujqësisë, por edhe parandalimit të përmbytjeve, problematika që fatkeqësisht qeverisja qëndrore i ka shpërfillur. Alternativa jonë mbetet për Shkodrën e vetmja që e projekton kryeqendër të veriut dhe jo vetëm.