Kandidati per deputet Bardh Spahia ka reaguar ne lidhje me kandidimin e tij ne qarkun Shkoder. Ne nje status ne facebook ai shkruan:

 

Jam i lumtur që do të kandidoj në Shkodër dhe do të ulem në Kuvend vetëm pasi të kem marrë votën e qytetarëve të Shkodrës. Kështu ka qenë përherë: çdo arritje në politikë e kam arritur me votëbesimin e shkodranëve. Kështu do jetë edhe këtë herë!

Misioni ynë për Shkodrën nuk ka ndryshuar. Ky mision nuk është aspiratë dhe vullnet i një individi, as i një grupi, as vetëm i Partisë Demokratike. Ky është misioni i të gjithë ne shkodranëve, si qytetarë dhe njerëz të lirë. Ne e duam Shkodrën siç ka qenë përherë në histori: kryeqendër e qytetërimit, lirisë, besimit dhe kulturës. Këtë mision do të përmbushim më 11 maj. Le të punojmë së bashku që e nesërmja e votimeve ta gjejë Shkodrën të lirë nga sundimi i krimit, i injorancës dhe i korrupsionit. Ta gjejë me dinjitetin që kanë patur përherë gratë dhe burrat shkodrane. Mirupafshim nga afër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu