Shuplaka që i dhanë bashkëqytetarët në 11 Maj dhe paniku nga akuzat që i ka komunikuar zyrtarisht SPAK, ja kanë prishur qetësinë kukullës së Edi Ramës dhe njeriut peng të bandave në Bashkinë Shkodër. Tashmë Benet Beci, njeriu që po gëzon ditët e fundit në karrigen e grabitur përmes krimit, ka nisur hakmarrjen politike me shkarkime nga puna. Sepse nuk di rrugë tjetër përveç asaj të dhunimit, presionit, shkeljes së ligjit dhe hakmarrjes së sëmurë ndaj njerëzve që nuk kanë të njëjtat bindje me të. Damiri është një kryefamiljar si shumë të tjerë që Beci dhe administrata e tij me një të rënë lapsi i kanë flakur në rrugë. Pa asnjë motiv apo bazë ligjore, por vetëm duke shpikur argumenta që do ti rrëzohen të gjitha në gjykatë, sic ka ndodhur me çdo punonjës të larguar në këto dy vite. Abuzimi i radhës me pushtetin do ti kushtojë rëndë njeriut simbol të korrupsionit, që ka shumë llogari për të dhënë përpara drejtësisë e qytetareve!