Infrastruktura rrugore, ndriçimi, mirëmbajtja e objekteve arsimore e shëndetësore, ndërhyrjet në kanalet kulluese të dyta dhe të treta kanë qënë fokusi i punës tonë në njësitë administrative. Berdica është një prej njësive ku kemi ndërhyrë në rikualifikimin e 19 rrugëve të brendshme, mirembajtjen dhe rikonsktruksionin e 4 shkollave, rehabilitimin dhe pastrimin e kanaleve kulluese për të shmangur përmbytjet etj.
Plani i 4 viteve në vazhdim parashikon vijimin e të tjera investimeve si dhe:
- Krijimin e qëndrave të grumbullimit të produkteve bujqesore
- Krijimin e tregjeve për produktet lokale
- Rehabilitimet e kanaleve kulluese dhe sistemit vaditës, infrastrukturë rrugore, ndriçim, rikualifikime të sheshit në qendra fshati
- Linja e re e ujësjellësit






