Kryebashkiaku i Shkodrësë Bardh Spahia deklaron vendosmërinë e qytetit që ai drejton për të marrë pjesë mesditën e së shtunës në protestën e thirrur nga opozita në Tiranë.
Përmes rrjeteve sociale Spahia shprehet se në 11 shkurt Shkodra dhe Shqipëria do të jenë në shesh për të protestuar kundër keqqeverisjes së vendit nga mazhoranca socialiste dhe kryetari i saj Edi Rama.
“Arsyet për të protestuar janë të shumta dhe kush më shumë se Shkodra i ka vuajtur pasojat e nëpërkëmbjes dhe keqqeverisjes.
Me anëtarët e kryesisë së PD Shkodër diskutuam detajet e fundit të organizimit, ndërsa shpreh falenderimet e përzemërta për qytetarët e Shkodrës që masivisht po i përgjigjen ftesës tonë.
“Faktet dolën-DORËHEQJA është detyrim”. Të mos lejojmë asgjesimin e opozitës, të mbrojmë votën e lirë dhe pluralizmin politik.
E ardhmja jote dhe e familjes tënde është mbi çdo gjë!”, shprehet Spahia.