Shkodra në 11 Maj do të jetë udhëheqësja e fitores së Partisë Demokratike, që e presin të gjithë shqiptarët. Kështu u shpreh kandidati për deputet i PD në qarkun Shkodër, Bardh Spahia gjatë një takimi me kryefamiljarë të Postribës, të cilët i ftoi të mbështesin masivisht programin e PD, që prek problematikat me të cilat prej 12 vitesh ata përballen dhe ju jep zgjidhjen e duhur. Asgjë nuk do ti ndalë qytetarët të rrëzojnë me votë këtë qeveri, përtej përdorimit të parave dhe bandave për t’i intimiduar votuesit shtoi Spahia.
Në 11 Maj, kemi një tjetër mision, t’i japim vendit një qeverisje të denjë, duke shkëputur çdo lidhje të saj me krimin dhe korrupsionin, e duke e kthyer në shërbim të qytetarëve përfundoi fjalën e tij kandidati Bardh Spahia, duke ftuar që masivisht të votohet nr.1 dhe PD.