I deleguari politik i PD për Shkodrën, njëherezi kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka vijuar takimet me strukturat e PD. Takimi i radhes ishte me grupseksionin 3/3.


Shkodra është gati për protestën e madhe të 3 Marsit në kryeqytet.

Organizimi qytetar ashtu si edhe ai politik është mbreslënës, duke dëshmuar edhe njëherë tjetër se qytetarët e duan me ngulm ndryshimin. Me strukturat drejtuese dhe anëtarët e Grupseksionit 3/3 të Partisë Demokratike analizuam gjendjen në të cilën ndodhet sot kryeqendra e veriut dhe e gjithë Shqipëria.

Pseudo-reformat, diskriminimi politik i Shkodrës dhe veriut në tërësi, skandalet e njëpasnjëshme qeveritare kanë thelluar krizat, rritur varfërinë dhe shtuar ikjet e shqiptarëve. Koha është për t’i thënë ndal, prandaj të gjithë të bëhemi bashkë në 3 Mars, në protestën e madhe që qytetarët do të kenë kundër regjimit të Edi Ramës.
Mirënjohje çdo qytetari dhe demokrati shkodran që nuk dorëzohen përballë asgjëje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu