Ballina Aktualitet Bardh Spahia me drejtues të lartë të politikës në Itali. Në fokus...

Bardh Spahia me drejtues të lartë të politikës në Itali. Në fokus Shkodra dhe situata politike në Shqipëri

Kryetari i Bashkisë Shkodër Bardh Spahia ka zhvilluar takime me drejtues të lartë të politikës në Itali. Ai ka zbardhur takimet ku shkruan:

Kënaqësi të jesh mes drejtuesve të lartë të politikës në Itali, një prej shteteve mike të Shqipërisë dhe mbështetëse e fortë e vendit tonë në proçeset integruese evropiane, forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik.

Me z.Matteo Salvini, Zëvendës Kryeministër i Republikës së Italisë si dhe ministër i Transportit dhe Infrastrukturës, z.Giancarlo Giorgetti, Ministër i Ekonomisë dhe Financës, si dhe z. Attilio Fontana, president i Rajonit të Lombardisë biseduam rreth situatës aktuale politike që po kalon Shqipëria, krizat me të cilat po përballemi, sfidën e integrimit në BE, kontributin e çmuar të bashkëkombasve tanë që jetojnë në Itali për të dy ekonomitë tona, si dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit në sektorët jetik të ekonomisë, ku fokusi im padiskutim ishte Bashkia Shkodër.

Duke ju prezantuar potencialet e Shkodrës dhe lidhjet e saj të hershme me Italinë, i ftova miqtë e mi që të vizitojnë qytetin tonë, për të hapur rrugë të reja bashkëpunimi.
Jam i bindur se mbështetja e një shteti mik si Italia nuk do të mungojë asnjëherë, prandaj rikthimi tek nivelet e larta të shkëmbimeve tregtare, turistike, kulturore etj, janë një mundësi e mirë zhvillimi për Bashkinë Shkodër dhe Shqipërinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks