Bardh Spahia ka nisur takimet me demokratet e qarkut Shkoder ne cilesine e te deleguarit politik. Ai ka vleresuar kontributin e demokrateve, ndersa evidenton shqetesimet qe po hasin banoret e ketyre zonave, e gjitha kjo si pasoje e keqqeverisjes. 

Statusi i Spahise: 

Me demokratët e Pukës kemi ndarë shumë beteja. Në çdo përfaqësim timin politik ka qënë kënaqësi bashkëpunimi me ta dhe e tillë ishte edhe kjo mbledhje e kryesisë, tashmë në rolin e drejtuesit politik. 

Po kalojmë situata të vështira që vijnë si pasojë e keqqeverisjes, ku shuarja e shpresës po shpopullon bashkitë e qarkut. Me të drejtë siç edhe ma shprehën, shpresën e shohin tek opozita, ku dalja në shesh dhe protestat masive janë instrumenti më i mirë. I garantova se do të jem si gjithmonë krah tyre, duke punuar për të ngjallur shpresën dhe ndryshuar këtë realitet. 

Mirënjohës për çdo kontribut të demokratëve të Pukës dhe mbarë qarkut Shkodër e Shqipërisë që dijnë të tregojnë vlerat më të mira.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu