Ballina Politike Bardh Spahia me banorët e lagjes nr.5, prezanton kandidatët për këshillin bashkiak...

Bardh Spahia me banorët e lagjes nr.5, prezanton kandidatët për këshillin bashkiak të koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Ne lagjen nr.5 e zhvilloi takimin e radhes kryetari i bashkise Shkoder Bardh Spahia. Ai bashkebisedoi me banoret ne pranine e kandidateve per keshillin bashkiak, perfaqesues te kesaj lagjeje.

Me drejtuesit e PD dhe këshilltarët e ardhshëm bashkiak duke diskutuar me banorët e lagjes nr.5 të Bashkisë Shkodër. Mbështetja që kanë treguar në vazhdimësi ndaj Partisë Demokratike është e madhe dhe meritojnë mirënjohje pa fund.

Projekti ynë për një zhvillim të gjithanshëm të Bashkisë Shkodër, parashikon një sërë ndërhyrjesh edhe në këtë lagje. I falenderoj për çdo ide dhe sugjerim të dhënë, pasi na shërbejnë për të përmirësuar standartet.

Duke i ftuar që në 14 Maj, masivisht të mbështesin alternativën tonë, duke zgjedhur koalicionin “Bashkë Fitojmë”, i garantova se do të jem bashkë me ekipin fitues, zëri i tyre ndaj çdo problematike, si dhe Bashkia Shkodër institucioni që do t’u shërbejë me përkushtim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks