Një takim me miq banorë të njësisë adm. Ana e Malit!

Diskutuam për plagën e madhe të Shqipërisë, emigrimin masiv që ka prekur gjithë shoqërinë tonë dhe veçanërisht këtë zonë të Shkodrës.
Folëm për rëndësinë e votës së emigrantëve dhe domosdoshmërinë e kontaktit me familjarë, miq e të njohur për t’i bërë pjesë të rrugëtimit tonë drejt FITORES së sigurtë të PD-së me 11 maj.

Shpalosëm një pjesë të programit të PD-së siç është “Paketa e emergjencës” e bërë tashmë publike.
– Minimumi jetik jo më pak se 200 euro.
– Paga minimale jo me pak se 500 euro.
– Paga mesatare jo më pak se 1200 euro.
– Rritja e pensioneve 20% mbi minimumin jetik.
– Subvencionim për cdo kokë bagëti, çdo njësi prodhimi.
– Ulja e çmimit të naftës në minimumin e mesatares së rajonit.
– Amnisti për gjobat e energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm për pensionistët, familjet në nevojë, punonjësit me rroga nën mesatare, nënat kryefamiljare, familjet me ndihmë ekonomike dhe papunësi.
– Rimbursim 100% i TVSH-së të produkteve të shportës për çdo pensionist.

11 maji do jetë data e FITORES së madhe të shqiptarëve të ndershëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu