Përtej dhunës e presionit, shkodranët kanë zgjedhur të mos përkulen, por të mbrojnë parimet e vlerat, duke mbështetur partinë demokratike për zgjedhjet e 11 Majit. Dëshmi e frymës së fitores ishte edhe takimi në rajonin nr.3, ku kandidati demokrat Bardh Spahia u prit nga banorë të shumtë të kësaj zone.
Me 11 Maj do të jetë një fillim i ri për Shkodrën e Shqipërinë, fillim i shpresës tha në fjalën e tij kandidati Spahia, duke i ftuar qytetarët masivisht të votojnë nr.1, edhe ata socialistë të zhgënjyer nga keqqeverisja 12 vjecare e Edi Ramës.
4 ditët e mbetura deri në zgjedhjet e së dielës të 11 Majit, duhet të na shërbejnë për të punuar edhe më shumë me cdo qytetarë, që ti drejtohen kutive të votimit duke mbështetur programin e PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore, ishte ftesa që ju bëri kandidati Bardh Spahia të pranishëmve.