Jo vetëm në qarkun Shkodër dhe një ndër më të votuarit në shkallë vendi, por edhe në diasporë kandidati demokrat për deputet Bardh Spahia ka thyer një tjetër rekord. Ai rezulton të jetë emri më i votuar dhe pëlqyer nga emigrantët që për herë të parë votuan në 11 Maj. Bardh Spahia është kandidati demokrat me numrin më të lartë të votave krahasuar me të gjithë kandidatët e tjerë të PD në 12 qarqet e Shqipërisë. Ai mori 1653 vota personale nga diaspora, prej 13 mijë e 959 zarfeve të numëruara, ndërsa lë pas si emrin e dytë më të votuar Jorida Tabakun me 1540 vota nga 43 mijë e 773 zarfe që kishte Tirana, si dhe në vend të tretë Gjin Gjoni i Lezhës me 1412 vota personalenga 12 mijë e 290 zarfe të numëruara.
VOTAT PERSONALE SI KANDIDAT PËR DEPUTET NË 11 MAJ, MË TË VOTUARIT NË 12 QARQE:
1653 VOTA Bardh Spahia (Shkodër) 13959 ZARFE
1540 VOTA Jorida Tabaku (Tiranë) 43773 ZARFE
1412 VOTA Gjin Gjoni (Lezhë) 12290 ZARFE
944 VOTA Isuf Çelaj (Kukës) 3003 ZARFE
918 VOTA Arian Ndoj ( Durrës) 20681 ZARFE
894 VOTA Jonida Mazelliu (Korcë) 16878 ZARFE
794 VOTA Gentian Çela (Fier) 27196 ZARFE
740 VOTA Përparim Spahiu (Dibër)7814 ZARFE
533 VOTA Qani Xhafa (Elbasan) 20203 ZARFE
449 VOTA Petraq Gjikuria (Vlorë) 16322 ZARFE
421 VOTA Lefter Maliqi (Berat) 12 913 ZARFE
318 VOTA Alma Kore (Gjirokastër) 6945 ZARFE