Nga Bardh Spahia
Benet Beci rikthen figurën e Enver Hoxhës në Theth!
Banorët e Thethit, denoncojnë skandalin e radhës që Benet Beci i ofron kësaj zone duke ngritur në piedestal figurën e atij që i vrau e i persekutoj për 50 vite komunizëm.
Vetëm kjo mund të mbahet mend nga aktiviteti “Nur në Male” që Bashkia Shkodër organizoi në perlën e alpeve shqiptare, mikpritëse si gjithmonë për turistë që zgjedhin ta vizitojnë por Benet Beci dhe stafi i tij i presin me figurën e Enver Hoxhës.
Kjo është tipike sjellje e rilindjes, Benet Becit dhe e stafit të tij të importuar e thellësisht të indoktrinuar si pinjollë të komunizmit, i cili pasi nderoi me simbolet komuniste “29 Nëntorin” sot kërkon të lartësojë figurën e Enver Hoxhës.
Më poshtë mesazhi i një prej banorëve të Thethit që me të drejtë janë shokuar nga rikthimi i këtyre imazheve që janë për TURP dhe dikush duhet të mbajë përgjegjësi!