Bardh Spahia, i zgjedhur deputet ne zgjedhjet parlamentare te 11 Maji ka theksuar se ajo qe ndodhi nuk ishte nje proces zgjedhor, por maskarade zgjedhore. Kjo solli qe ne Shkoder, PD te mos merrte mandatet, qe minimalisht do te ishin 7 per kete force politike.

Statusi i plote:

Përdorën çdo metodë për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve dhe 11 Maji, në vend të një dite feste për demokracinë, u kthye në maskaradë zgjedhore. Shkodra rezistoi me forcë për të mos ju nënshtruar kësaj skeme, që u përdor në 2023 në zgjedhjet vendore dhe u tentua të thellohet sivjet.

Sikur të votohej pa këto ndërhyrje, sot Partia Demokratike në Shkodër do të kishte minimalisht 7 mandate. Sot kemi vetëm një rrugë përpara, atë të rikthimit të votës së lirë, çlirimit nga bandat kriminale, paratë e krimit dhe korrupsionit, që vullnetin e qytetarëve e trajtojnë si mall që blihet e shitet!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu