11 Maji është dita kur shkodranët dhe shqiptarët do të ndryshojnë me votën e tyre, realitetin e zymtë që prej 12 vitesh ka krijuar qeveria e Edi Ramës. Ky ishte mesazhi që përcolli kandidati për deputet i qarkut Shkodër, Bardh Spahia në prezantimin me strukturat dhe grupseksionin nr.2, në një pritje entuziaste që ata i bënë ofertës së koalicionit për “Shqipërinë Madhështore”. Listave të krimit që Edi Rama ju ka servirur shqiptarëve, ne i kemi vënë përballë djem e vajza të shkolluar, që përfaqësojnë vlerat më të mirat qytetare shtoi Spahia. Ai dhe i deleguari politik Luçjano Boçi theksuan se PD është forca që ka një program konkret qeverisës.

Spahia foli edhe për projektet konkrete për Shkodrën, që PD do të zbatojë që në mandatin e parë qeverisës dhe për të cilat kryedemokrati Sali Berisha ka dhënë garancinë e tij.

Një ftesë e kishte ndaj cdo demokrati dhe qytetari që në 11 Maj të lënë menjëanë cdo pakënaqësi dhe të votojnë “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”, si alternativa e vetme për të kthyer madhështinë që meriton Shqipëria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu