Robert Lewandowski me shumë tension në këmbë fal ish-skuadrën e tij dhe Bayerni i Mynihut e falënderon e përfiton për të fituar supersfidën e mbrëmjes në Champions League kundër Barcelonës. Skuadra e Julian Nagelsmann vuajti shumë, kryesisht gjatë 45 minutave të para ku Barcelona shpërdoroi minimalisht 4 raste të pastra, dy prej të cilave nga polaku që u rikthye për herë të parë si ish në shtëpinë ku kaloi 8 sezone të suksesshme.

Golat e Hernandez dhe Sane në pjesën e dytë shpëtuan fytyrën e ekipit gjerman që paradoksalisht nuk luajti një ndeshje të mirë por doli me 3 pikë që ngjisin në kuotën 6 në një grup ku Barcelona dhe Interi e ndjekin me nga 3.

Në grupin A, Liverpool nuk zhgënjeu sërish duke fituar vetëm në fund 2-1 me Ajax. Fitore që rikthen qetësinë çër skuadrën e Klopp.

Surprizën e madhe të mbrëmjes e dhuroi Club Brugge që shkatërroi Porton 4-0 në “O Dragao”, ndërsa në po të njëjtin grup, Bayer Leverkusen kaloi pastër 2-0 Atletico Madrid.

Fiton Eintracht Frankfurt në Marseille 1-0 duke siguruar suksesin e parë në UEFA Champions League ndërsa grupin D e kryeson Sportingu i Lisbonës me 6 pikë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu