Ballina Sociale Banori i përmbytur: Nuk duam bukë dhe ujë por vlerësim të dëmeve

Banori i përmbytur: Nuk duam bukë dhe ujë por vlerësim të dëmeve

Ky është Abaz Toka, një banor në fshatin Kuç të Gurit të Zi që për katër ditë qëndroi i përmbytur. Uji tashmë është tërhequr por shtëpitë që kishin prezencë uji të paktën për momentin janë thuajse të pabanueshme.

Në momentet e para uji erdhi me shumë shpejtësi duke i paralizuar banorët e fshatit Kuç të cilët një pjesë janë të moshuar të vetmuar që kërkuan ndihmën e të afërmve tregon banori i Kuçit.

Banorët e Kuçit nuk u larguan nga shtëpitë e tyre për të mbrojtur ato pak pasuri që kanë.
Apeli i banorit të Kuçit është që shteti t’i kompensojë për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe jo të mjaftohen me disa ndihma ushqimore.

Përveç dëmeve nga përmbytjet banorët e Kuçit kanë edhe probleme për të shitur prodhimet e tyre që shpëtuan ndaj Abaz Toka fton këdo që ka dëshirë të shkojë e të marrë mandarinat falas në mënyrë që të mos kalben.

Dhjetra shtëpi në fshatin Kuç të njësisë Gur i Zi por edhe zona të tjera të bashkisë Shkodër ndodhen në vështirësi për shkak të dëmeve të shkatuara nga përmbytjet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks