Screenshot

Fshatrat Shtoj i Ri dhe Dobraç i Ri po përballen me një situatë alarmante, pasi prej tre ditësh banorët janë pa energji elektrike. Mungesa e energjisë, e kombinuar me motin e keq, shiun dhe të ftohtin, ka rënduar ndjeshëm jetën e përditshme të familjeve. Edhe pse zonat ndodhen pranë qytetit dhe nuk janë të izoluara, banorët shprehen se në vitin 2026 po jetojnë në kushte të papranueshme. Sipas tyre, OSSHE nuk ka dhënë asnjë reagim apo zgjidhje konkrete, pavarësisht ankesave të vazhdueshme. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për rikthimin e energjisë elektrike dhe garantimin e një shërbimi minimal jetik.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu