Banorët e Rrjollit dhe ato të Durrësit janë grumbulluar së bashku përpara Kuvendit të Shqipërisë, pak përpara nisjes së seancës, duke protestuar për pronat e tyre.Qytetarët e Velipojës kundërshtojnë ndërtimin e resortit të kompanisë “Gener 2” të biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj, pasi sipas tyre ajo zonë është toka e tyre. Ata i janë drejtuar dhe Prokurorisë me dokumentet e pronës në duar, si dhe bashkisë së Shkodrës për të kërkuar llogari për lejen e ndërtimit të lëshuar për Ulajn.Ndërkohë banorët e Durrësit protestojnë për projektin TID për jetëzimin e bulevardit historik ‘Edidamn’, kur për jetëzimin e këtij plani, parashikohet shpronësimi i 74 familjeve.“Pjesëmarrësit këtu kanë të drejtën e tyre të kërkojnë pronën që është më e shtrenjtë. Askush nuk guxon të na përkulë kokën, të na vrasë apo nëpërkëmbë dinjitetin. Unë jam nga Tirana, dhe pronën na e vodhën. Këto janë të korruptuar deri në palcë. Kanë 35 vite që na vrasin e na grabisin. Ne nuk do dorëzohemi kurrë, kemi të drejtën tonë. Ky është parlamenti I krimit, I kanë mbushur xhepat duke vjedhur pronën shtetërore, pronën private, por ato nuk kanë guxuar të na vjedhin dinjitetin”, tha një banore.Banorët kërkojnë nga shteti dhe bashkia e Durrësit vlerësim të saktë të pronës ose sigurimin e një banese po në Durrës, ndërsa protestojnë kundër bonusit të qirasë që bashkia ka parashikuar paraprakisht për ta.Qytetarët kërkojnë mbrojtje nga deputetët, që ata të ngrenë zërin për problemet e tyre ndërsa akuzojnë qeverinë për vjedhje. Protestës së tyre i është bashkuar dhe deputeti Agron Shehaj dhe Redi Muçi.“Kjo është një çështje në fakt politike sepse pronat nuk i vjedh vetëm oligarku, e vjedh oligarku me klasën e korruptuar politike që kemi në Parlament. Askush nuk ua vjedh dot pronat pa lejen e tyre, janë ortakë. Në lidhje me pronat njerëzit janë lodhur dhe mund të heqin dorë, por mos u dorëzoni. Ne do të na keni në krahë kurdo që të kërkoni të drejtën tuaj”, tha Shehaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu