Çeshtja e pronësisë vijon të mbetet një plagë për shoqërinë shqiptare. E tillë është edhe beteja ligjore dhe përplasjet që kanë prej afro 20 vitesh rreth 31 familje në lagjen “Skenderbeg” të Shkodrës me shtetasin Gjon Shkambi. Ai pretendon pronësinë e banesave ku shteti i vendosi këto familje në fillimet e demokracisë dhe konfliktet mes tyre kanë qënë të vazhdueshme, i fundit një natë më parë kur ju drejtuan edhe policisë Shkodër.

Këto familje u vendosën në vitin 1992 në godinën e ish rezervave të ndërtimit me një vendim të Bashkisë Shkodër të asaj kohe. Para 3 vitesh banorët kanë patur një tjetër përplasje me Përmbarimin në Shkodër të cilët tentuan për t’i nxjerrë jashtë, por rezistuan me forcë duke thënë se edhe vendimi i Përmbarimit ka rënë poshtë dhe nuk ka vlerë ligjore. Konflikti mes banorëve dhe shtetasit Gjon Shkambi që pretendon se është pronari i ligjshëm vijon ndërsa është e paqartë se cila do jetë zgjidhja përfundimtare. Fati i ketyre familjeve ka mbetur pezull dhe askush nuk di tu thotë se cfarë do të ndodh me pronën ku jetojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu