Një grup i armatosur ka sulmuar pasditen e së premtes dy furgona të blinduar që transportonin para. Ngjarja ka ndodhur në bypass-in Aurelia në Jug të Livornos në Itali. Sipas mediave vendase furgonat ishin të kompanisë Battistolli, të cilët transportonin paratë e pensioneve në zonën e Grosseto-s.

Në videon e publikuar nga Presidenti i Qarkut, Eugenio Giani, shfaqen momentet dramatike të bandës në aksion.

Në rrugë dëgjohen të shtëna. Sipas hetimeve fillestare banda e armatosur përbëhej nga rreth 10 anëtarë. Ata kanë përfituar nga punimet që bëheshin në një pjesë të autostradës ku ka vetëm një korsi duke ndaluar mjetet e blinduara me një furgon transporti kafshësh, të cilit më pas i kanë vënë flakën. Më pas autorët kanë arritur të largohen me tri makina. Ata arritën të grabisin disa miliona euro në vetëm pak minuta.

Nuk raportohet për të lënduar nga ngjarja e rëndë, ndërsa në zonë shkuan ambulancat, policia dhe zjarrfikësit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu