Ministria e Industrisë dhe Energjetikës ka nxjerrë në konsultim publik Strategjinë e Sigurisë Rrugore për periudhën 2026–2030, një dokument-kornizë që synon të përmirësojë sigurinë rrugore dhe të përafrojë standardet në këtë fushë me ato të BE-së. Zëvendëskryeministrja e njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka bërë thirrje të hapur për ekspertët, projektuesit, ndërtuesit dhe çdo përdorues të rrugës që të japin mendimet dhe komentet e tyre mbi strategjinë, me qëllim kryesor përmirësimin e sigurisë rrugore në vend.

“Ftojmë të gjithë aktorët e interesuar të kontribuojnë në hartimin e një strategjie që synon uljen e numrit dhe ashpërsisë së aksidenteve rrugore dhe mbrojtjen e jetës së çdo përdoruesi të rrugës”, tha Balluku.

Strategjia synon të krijojë rrugë më të sigurta për këmbësorët, drejtuesit e automjeteve dhe përdoruesit e tjerë, duke përfshirë masa të qarta për parandalimin e aksidenteve dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore. Ministria apelon qëndrimin aktiv të komunitetit dhe sektorit profesional përmes konsultimeve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit për të arritur objektiva të përbashkëta në fushën e sigurisë rrugore. Përmes këtij procesi të hapur, qytetarët dhe profesionistët kanë mundësinë të ndikojnë në formësimin e politikave që do të garantojnë një mjedis rrugor më të sigurt për të gjithë.

Faza e konsultimit publik do të jetë e hapur deri më 17.10.2025 dhe komentet mund të dërgohen edhe në adresën zyrtare të Ministrisë së Industrisë dhe Energjetikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu