Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkoi sot nga prefektët rishikimin e planit për përballimin e emergjencave civile në çdo qark.

Balluku dhe ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha zhvilluan sot një tryezë diskutimi me prefektët për sezonin turistik dhe menaxhimin e emergjencave, dhe rolin e tyre t‭ë rëndësishëm‬ në koordinimin e institucioneve dhe agjencive shtetërore në qark.

Duke u ndalur te emergjencat civile, Balluku solli në vëmendje situatën e përmbytjeve me të cilën po përballet aktualisht Gadishulli Iberik, për shkak të ndryshimeve klimaterike.

Ajo nënvizoi rëndësinë e hartimit të një plani të mirëfilltë masash për sa i përket emergjencave civile.

“Ndryshimet klimaterike nuk po kursejnë askënd. Ne kemi pasur para pak javësh një përmbytje masive në Vlorë, por përmbytjet që po ndodhin në gadishullin Iberik flasin për rënie reshjesh mbi normat. Ndaj të gjitha njësitë, prefekturat, duhet të rifreskojnë planin e masave. Duhet të ketë angazhim maksimal dhe koordinim me emergjencat civile për përballimin e gjithë problematikave gjatë vjeshtës e dimrit”, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu