Ballina Aktualitet Balla viziton efektivin e plagosur: Guximi për të goditur me armë një...

Balla viziton efektivin e plagosur: Guximi për të goditur me armë një punonjës policie, do të marrë një goditje shumë të madhe

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka vizituar mbrëmjen e sotme gjendjen e punonjësit të plagosur të forcave “Shqiponja”, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale e po mjekohet në Spitalin e Traumës.

Efektivi E.A. u plagos me armë zjarri mbrëmjen e sotme, teksa ishte në krye të detyrës duke ushtruar kontrolle në zonën e Kinostudios, në Tiranë.

Ministri Balla tha pasi pa nga afër punonjësin e plagosur se rreziku për jetën ka kaluar, por po mbahet nën monitorimin e mjekëve.

“Një gjë është e sigurt se ky guxim i madh për të goditur me armë një punonjës policie, e për të mos iu bindur urdhrit të Policisë, do të marrë një goditje shumë të madhe nga Policia e Shtetit. Do të marrë përgjigjen më të fortë. Thirrja ime për personin, apo familjarë të tij, se dua ta ndaj me mediat se personi është identifikuar, është të dorëzohet menjëherë”, apeloi ministri i Brendshëm.

Strukturat e Policisë së kryeqytetit janë vënë në ndjekje të autorit që ngriti dorë mbi punonjësin me uniformë, për ta përballur atë me drejtësinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks