Ballina Aktualitet Balla përshëndet operacionet e Policisë në Vlorë dhe Shkodër: Kam besim se...

Balla përshëndet operacionet e Policisë në Vlorë dhe Shkodër: Kam besim se do të bëjnë detyrën në zbardhjen e ngjarjeve kriminale të reja e më të vjetra

Ministri i Brendshëm ka përshëndetur operacionet e fundit të Policisë në Shkodër e Vlorë, për ndalimin e disa personave me rrezikshmëri të lartë duke parandaluar ngjarje kriminale. Por ministri Balla kërkon nga strukturat e Policisë të intensifikojnë punën për zbardhjen e ngjarjeve të vjetra dhe përballjen e autorëve me drejtësinë.

”Policia e Shtetit ka goditur grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, të përshirë më parë në ngjarje kriminale të rënda, në Vlorë dhe Shkodër. Kam besim se Policia e Vlorës dhe ajo e Shkodrës do të bëjnë detyrën në zbardhjen e ngjarjeve kriminale të reja dhe më të vjetra për vendosjen para drejtësisë të personave të dyshuar. Qytetarët e Vlorës dhe Shkodrës presin prej nesh garantimin e rendit, sigurisë publike dhe parandalim të ngjarjeve kriminale. Presim më shumë rezultate!”, shkruan ministri në rrjete sociale.

Shërbimet e Policisë Vlorë në bashkëpunim me RENEA-n finalizuan operacionin policor “Obelisk”, ku u vunë në pranga disa shtetas me armë pa leje, në një lokal. Ndërsa në Shkodër gjatë operacionit “Konglomerat” u sekuestrua lëndë plasëse dhe u arrestua poseduesi i tyre, i cili në momentin e ndërhyrjes nga Policia u kap në flagrancë duke u kujdesur për 120 bimë narkotike që kishte kultivuar në afërsi të banesës së tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks