Ballina Aktualitet Balla: Do përforcojmë ligjin për veprat penale që kryhen në mjediset e...

Balla: Do përforcojmë ligjin për veprat penale që kryhen në mjediset e shkollave

Ministri i Mbrojtjes, Taulant Balla ka paralajmëruar përforcim të ligjit për veprat penale që kryhen në mjediset e një institucioni arsimor apo në perimetrin e sigurisë së tij. Sipas tij janë disa vepra penale që prekin të miturit dhe që kanë nevojë për ashpërsim në dënim.
Reagim i Ministrit të Brendshëm Taulant Balla:

🇦🇱 Do të forcojmë me ligj Paketën Sigurisë në Shkolla duke bërë të mundur ashpërsimin e dënimeve të parashikuara në Kodin Penal për veprat penale që kryhen në mjediset e një institucioni arsimor apo në perimetrin e sigurisë së tij. Kryerja e një vepre penale në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij të parashikohet si rrethanë rënduese, nëse në dëm të një të mituri, dhe, në çdo rast, si rrethanë cilësuese e figurës së veprave penale të mëposhtme:

  • Dhuna seksuale (neni 107/a);
  • Pornografia (neni 117);
  • Trafikimi i të miturve (neni 128/b);
  • Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit (neni 278);
  • Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta (neni 279);
  • Prodhimi dhe shitja e narkotikëve (neni 283);
  • Përshtatja e lokalit për përdorim droge (neni 285/a);
  • Hedhja ose braktisja e shiringave (neni 285/b);
  • Nxitja për përdorimin e drogës (neni 286);
  • Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt (neni 291).

Jam i bindur se këto ndryshime në Kodin Penal do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë, parandalimin e kriminalitetit dhe shmangien e rrezikut për jetën dhe shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve tanë në të gjitha ato mjedise brenda dhe përreth shkollave të frekuentuara prej tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Enable Notifications OK No thanks