Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për dënimin me 1 vit burg të Ervin Salianjit.
Ervin Salianji ka folur për medait pasi Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së shkallës së parë për dënimin e tij me 1 vit burg.
Ervin Salianji: Siç e ndoqët në seancë, gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur. Fatmir Xhafaj ka ndërtuar këtë proces, për të sjellë vendimmarrjen me vulë të njomë. Gjykata pranoi provën.
Është njësoj sikur të të gjykojë një funksionar i PS-së. Një nga gjyqtaret është kunata e Belinda Ballukut. Një tjetër është që do të shkojë në GJL dhe për të shkuar të Gjykatën e Lartë unë vras njeri ka deklaruar. Ky është dënim politik, njësoj si agjitacioni e propaganda dikur.
Siç edhe besoj e ndoqët në seancë, gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur. Në të gjithë elementët e një dosje të kopsitur nga fillimi deri në fund, e bënë këtë vendimmarrje e bëjnë një vendimmarrje politike, një dënim politike, dënimin e parë pas 32 vitesh për agjitacion dhe propagandë. kam bërë shërbim të madh për interesin publik në çdo formë dhe mënyrë sido që të jetë. Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme, nuk jam i pari që bëj punë. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burg
Nuk kam bërë betejë për veten, për interesa personale, për të vjedhur siç kanë bërë këta, për të vrarë, nuk kam bërë betejë për trafik droge, por kam bërë një betejë kundër trafikantëve të drogës, kundër maskarenjve në këtë vend.